Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka akredituar 283 vëzhgues, që përbëjnë grupin e parë të të akredituarve, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në këtë grup janë 17 organizata vëzhguese, prej tyre institucione shtetërore, përfaqësi diplomatike, media vendore e ndërkombëtare.
Tek përfaqësitë diplomatike bëhet fjalë për Ambasadën Britanike, e cila u akreditua me shtatë vëzhgues dhe Ambasada e Japonisë në Kosovë me 3 vëzhgues.
Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor.
“Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”, thotë KQZ-ja.
KQZ gjithashtu në këtë mbledhje mori vendim, sipas të cilit, qytetarët me të drejtë vote mbi 80 vjeç, të cilët duan të aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin apo bashkëngjitin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore.
Sipas ndryshimit të bërë, regjistrimi mund të bëhet vetëm duke paraqitur dokumentin e vlefshëm të identifikimit dhe fotografinë e votuesit duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
Sipas të dhënve nga lista votuese e certifikuar nga KQZ-ja, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç është 48,977 votues.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...