Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës dhe e para police e graduar në Rreshter nga radhët e Policisë së Kosovës që nga viti 2001, ka përfunduar me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Mehmeti-Quigley iu bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, menjëherë pas themelimit të institucionit, dhe ka pasur një karrierë të shquar me ngritje në pozita komanduese.
Pas një periudhe pune në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u rikthye në Kosovë në vitin 2013 për të vazhduar shërbimin në polici.
Këtë sukses e ka vlerësuar edhe Shoqata Amerikane-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA), duke e konsideruar një moment të jashtëzakonshëm dhe një hap të rëndësishëm për gratë kosovare në sektorin e sigurisë:
“Një moment krenarie për komunitetin tonë dhe për të gjitha gratë në zbatimin e ligjit, duke thyer barrierat dhe duke frymëzuar breza të tërë. Bravo Kosovë”, shkruhet në postimin e AALEA-s./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...