Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka zhvilluar aktivitet fushate në Gjermani, pavarësisht kufizimeve ligjore të këtij shteti që ndalojnë veprimtaritë zgjedhore të zyrtarëve të huaj.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njoftoi një ditë më parë se politikanët e huaj nuk lejohen të mbajnë aktivitete të fushatës në territorin gjerman më pak se tre muaj para datës së zgjedhjeve.
Në komunikatë, ambasada kujtoi kandidatë nga Kosova se ky rregull duhet respektuar, duke theksuar:
“Meqenëse kemi diasporë të madhe nga Kosova në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.”
Megjithatë, duket se ky paralajmërim nuk është marrë parasysh nga Lëvizja Vetëvendosje.
Qendra e kësaj partie në Gjermani bëri të ditur se gjatë ditës së kaluar, kandidatët Xhelal Sveçla, Adnan Rrustemi dhe Luan Aliu kanë mbajtur një tubim politik në Püttlingen, në pjesën perëndimore të Gjermanisë.
“Nga vizita në Püttlingen e kandidatëve për deputet të Lëvizjes: Xhelal Sveçla, Adnan Rrustemi dhe Luan Aliu”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Konate do t’i bashkohet Realit, nëse Perez fiton zgjed...
Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy shtetas të Shqip...
Milani nis revolucionin, nisin takimet për drejtorin e ri te...
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...