Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) organizon dy ngjarje që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kushtuar të drejtës për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin për familjet e personave të zhdukur në Kosovë.
Do të ketë diskutim në Tryezë të Rrumbullakët. Tryeza do të përqendrohet në zhvillimet e fundit në sqarimin e fatit të personave të zhdukur, të drejtat e familjeve brenda Drejtësisë Tranzicionale dhe rolin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në proceset e kërkimit, rikuperimit dhe identifikimit.
Do të pasojë një diskutim i hapur dhe një seancë pyetje-përgjigje, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe mbështetjes për familjet e prekura. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.
Po ashtu do të shfaqja e dokumentarit “Hijet”. Dokumentari ofron një portretizim reflektues të jetës dhe kontributit profesional të Bajram Qerkinajt, duke nënvizuar kujtesën, qëndrueshmërinë dhe kërkimin e vazhdueshëm të së vërtetës në lidhje me personat e zhdukur në Kosovë. Kjo shfaqje e dokumentarit mbështetet nga Ambasada Britanike në Kosovë përmes UNDP-së.
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...