Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe njëherit kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ramush Haradinaj, i ka kushtuar disa rreshta diasporës, duke vlerësuar kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në kohën e rezistencës paqësore diaspora ka qenë hambari i Kosovës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme ekonomike dhe morale, shkruan Arbresh.info.
Ai ka përmendur po ashtu se gjatë luftës, mërgata ka qenë e angazhuar drejtpërdrejt, duke u bërë pjesë e përpjekjeve për liri dhe logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën!
Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale.
Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së”, shkroi ai.
Sipas Haradinajt, diaspora ka luajtur rol kyç edhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës, ndërsa pas luftës ka qenë gjithmonë pranë vendit në procesin e rindërtimit dhe zhvillimit.
“Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës.
Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.
Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!”, shkroi iai./Arbresh.info
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...