Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve përmes rrjeteve sociale.
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë aksionit është sekuestruar edhe një telefon celular, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Gjakovë / 04.12.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një telefon celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...