Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Sekretaren e re të Përgjithshme të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, të zgjedhur këtë vit pas një periudhe dyvjeçare bllokade.
Sipas njoftimit, ky takim u zhvillua në mbyllje të “Javës së CEFTA-s”, që u mbajt në Prishtinë, gjatë së cilës Kosova po përmbyll një vit të parë të suksesshëm të përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe të udhëheqjes së procesit rajonal të bashkëpunimit tregtar, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimeve të mbajtura më 1, 2 dhe 3 dhjetor në kuadër të “CEFTA Week 2025”, nën kryesimin e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u miratuan katër vendime të rëndësishme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendimeve gjatë këtij viti në 11, një arritje që dëshmon efikasitetin dhe lidershipin e Kosovës në udhëheqjen rajonale si dhe rëndësinë që kushton bashkëpunimit rajonal, integrimit në Bashkimin Evropian dhe thellimin e tregtisë.
Vendimet e miratuara dje shënojnë hapa të rëndësishëm drejt lehtësimit të tregtisë, standardizimit të procedurave, digjitalizimit dhe rritjes së sigurisë ushqimore dhe doganore në rajon.
Kryeministri vlerësoi se zgjedhja e Sekretares së re të Përgjithshme, Pranvera Kastrati, shqiptarja e parë që e drejton CEFTA-n që nga ekzistenca e saj nga viti 2006, është vendim kyç që u realizua pikërisht gjatë presidencës së Kosovës, e që dëshmon aftësinë e vendit tonë për të thyer bllokadat dhe për të ndërtuar konsensus rajonal.
Sot, po ashtu, u realizua edhe transferimi i presidencës së CEFTA-s nga Kosova, nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, te Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë.
Ne i urojmë Shqipërisë suksese gjatë udhëheqjes në vitin 2026 dhe i ofrojmë bashkëpunimin e plotë.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia