Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) banoret e Big Brother VIP Kosova, Shkurta dhe Elijona, diskutuan hapur për mosmarrëveshjet që kishin pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.
Shkurta tregoi se ishte prekur nga disa fjalë që Elijona kishte thënë në mungesë të saj.
“Vetë faktin që i kam dëgjuar fjalët kur nuk kam qenë prezentë jam prekur prej saj. E ka thënë një thënie në lavanderi, ka thënë që Shkurta prej kësaj shtëpie nuk del duarthatë. Paraqitet engjëllore dhe nuk është edhe aq”.
Nga ana tjetër, Elijona u përpoq të sqaronte situatën dhe arsyet e fjalëve të saj.
“Thjesht jam vetvetja dhe nuk mundohem të paraqitem si dikush që nuk jam. Nuk e pranoj. Për pjesën tjetër, po më vjen shumë keq me thënë. Nuk kam thënë fjalë të bukura. Ajo fjalë në kuptimin gjermanisht nuk është keq. I kam thënë ‘e pastrehë’. Thjesht me u mundu të afrohem që mos të ndihet keq. E di që nuk jam gabim, nuk kam gjetur fjalët e duhura”.
Ky moment tregoi një përpjekje të dyanshme për të zgjidhur keqkuptimet dhe për të sqaruar marrëdhënien e tyre para kamerave dhe publikut.
Fansat e emisionit reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke komentuar për transparencën dhe ndershmërinë e debatit mes dy banoreve. /Telegrafi/
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...