Pesë persona janë arrestuar të premten në fshatin Koshare të Gjakovës, pasi dyshohet se kishin dalë për gjueti në mënyrë të kundërligjshme dhe kishin vrarë një derr të egër.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të kryer ndaj të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme gjuetie, tri radiolidhje, një thikë, si dhe 49 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Fsh. Koshare, Gjakovë 28.11.2025-10:54. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin dalë për gjueti në mënyrë të kundërligjshme duke vrarë një derr. Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme gjuetie, tri radiolidhje, një thikë si dhe 49 fishekë të cal. të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...