Një i mitur është gjetur pa shenja jete dje nga familjarët e tij në fshatin Reçan të Prizrenit.
Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Policia e Kosovës ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë:
Fsh.Reqan, Prizren 28.11.2025-20:30. Raportohet se nga familjaret është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i mitur. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...