Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje në Gjakovë, rast që dyshohet të lidhet me trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar të premten në orët e mëngjesit, në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë.
Personi me të cilin viktima kishte bashkëjetuar ka njoftuar policinë për vdekjen e saj dhe ka shprehur dyshime se gruaja mund të ketë marrë trajtim të pakujdesshëm mjekësor.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 28.11.2025-09:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar, i njëjti dyshon se ka pasur trajtim të ndërgjegjshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...