Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët me rastin e Ditës së Forcës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës e bën vendin të fortë dhe krenar.
Ai njoftoi se iu bashkua gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të gjeneralit amerikan James Mattis, të cilit i uroi shëndet, bashkë me të gjithë ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë.
Haradinaj dërgoi edhe përshëndetje për ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë Kosova formoi Ushtrinë.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...