Ish-ministri Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar për vdekjen e hershme dhe të papritur të Shpat Kasapit.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj thotë se artistin e ka njohur personalisht që kur ishte shumë i ri.
Ai ngushëlloi familjen Kasapi në këtë dhimbje kaq të madhe.
“Lajm i rëndë dhe i pabesueshëm. Ikja e Shpat Kasapit na ka goditur të gjithëve. E kam njohur për shumë vite personalisht, që kur ishte shumë i ri! Shpati, ishte një zë me të cilin u rritën breza, një artist që e la gjurmë në artin shqiptar, e me vlerë të pastër. Ngushëllime familjes në këtë dhimbje të madhe. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai./Arbresh.info
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...