Dy personat e armatosur, që sot më datë 24 nëntor 2025, i bënë rezistencë policisë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, janë vetëdorëzuar, pas negociatave me uniformat blu.
Policia e Pukës kishte rrethuar prej orësh banesën ku dyshoheshin të fshiheshin J.C., 24 vjeç, dhe Sh.U., të cilët kishin kërcënuar se do të qëllonin ndaj forcave të rendit, nëse afroheshin.
Në vendngjarje ishin të pranishëm njësitë e RENEA-s dhe forca të specializuara për ndërhyrje të situatave të rrezikshme, raporton Klan News.
Të dy personat janë të njohur për autoritetet, pasi më parë ishin skeduar nga Anti-terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror.
Dorëzimi u negociua nga ana e motrës së njërit prej të dyshuarve, e cila ka ndërmjetësuar për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Pas disa orësh negociatash intensive, situata përfundoi pa asnjë të lënduar, ndërsa të dy personat u morën nën kontroll nga policia dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore, për veprimet e tyre.
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...