Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Gjermanisë, Berlinit.
Në fillim të vizitës së tij, u takua me deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU-së, Knut Abraham.

“Së bashku diskutuan rreth rrugëtimit drejt integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit. Zëvendëskryeministri theksoi se gjatë mandatit tonë qeveritar u punua ndër të tjera në rritjen e punësimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe avancimit me zbatimin e agjendës së reformave evropiane”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Aplikimi për anëtarësim në vitin 2022, erdhi si vijimësi edhe e raportit pozitiv për vendin, që ishte tregues i progresit të Kosovës dhe gatishmërisë për hapa tutje në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri shprehu rëndësinë e trajtimit të aplikimit të Kosovës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat. Ai shtoi edhe se, Kosova meriton hapa tutje dhe përfundimin e procesit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të shtetit tonë drejt integrimit evropian, si dhe për marrëdhëniet e fuqishme dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve ./Arbresh.info/
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...