Nga sot ndërpritet Transporti Publik në Prishtinë

06:59 | 24 Nëntor 2025
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media të mbajtur dje ka bërë të ditur se nga sot do të ndërprehet transporti publik në kryeqytet.

Rama akuzoi pushtetin qendrorë për bllokim të buxhetit të Prishtinës ku sipas tij, kjo po i rrezikon qytetarët.

“Buxheti i Prishtinës është blloku për çështje krejtësisht politike, 35 milionë euro kur prej tyre 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar janë blloku nga Ministria e Financave me kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutë. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Murati për shkelje të ligjit. Jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga dhe shërbimet bazike janë në rrezik”, tha Rama.

“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, theksoi ai.

Për nëdrprerjen e transportit publik foli edhe ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” SH.A. e cila theksoi se kjo vjen si pasojë e vështirësive financiare.

Në një njoftim zyrtar, “Trafiku Urban” thotë se “gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025”.

Ata shprehin keqardhje për pasojat që kjo ndërprerje do t’u shkaktojë qytetarëve dhe sqarojnë se qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet ndaj ndërmarrjes.

Sipas njoftimit, ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar, megjithatë vonesat e Komunës së Prishtinës kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme që i ka detyruar të pezullojnë shërbimin.

Ata përsërisin kërkimfaljen ndaj qytetarëve dhe njoftojnë se transporti publik do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve.

Qarkullimin e kanë ndërprerë edhe autobusat e Kompanisë “24 Yjet”.

Trafiku Urban: Qarkullimi i linjave rifillon pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave

Kompania “24 Yjet”: Nga nesër e ndërprejmë operimin e të gjitha linjave

Ndërkaq lidhur me këtë ka pasur edhe përplasje mes ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Murati në një postim në Facebook, ka sqaruar seThesari ka alokuar të premten buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.

Sipas Muratit, stafi i Komunës së Prishtinës kishte përfunduar orarin dhe nuk i kishin kryer pagesat me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”/Arbresh.info

LEXO EDHE:

Murati i kundërpërgjigjet Ramës: Thesari alokoi buxhetin të premten, Komuna e Prishtinës nuk i kreu pagesat

 

Shpërndaje në rrjete sociale