Ngjarja e rëndë e cila u raportua gjatë ditës së djeshme në rrugën Faruk Rama në Prishtinë ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua rëndë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprave penale që lidhen me asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës.
Ndërsa është bërë e ditur se i lënduari është duke u trajtuar në QKUK.
“Prishtinë 21.11.2025 – 17:00. Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?