Shkarkimi i Besim Kelmendit, ish- prokurori Blakaj: Mjerim, KPK nuk është instiucion privat

11:08 | 21 Nëntor 2025
Gita

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kohëve të fundit është përfshirë në ngjarje që kanë shkaktuar edhe shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmenti,

Kelmendi ditë më parë ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si dëshmitar për masakrën e Reçakut, ndërsa disa ditë më vonë, në një mbledhjen e KPK-së në mungesë kuorumi, ai u shkarkua nga pozita e U.D, të Kryeprokurorit të Shtetit dhe në vend të tij u emërua Agron Qalaj.

Lidhur me këto zhvillime, ka reaguar ish-prokurori special, Elez Blakaj, raporton Arbresh.info.

Blakaj në një postim në Facebook shkruan se është për keqardhje gjendja e krijuar në KPK.

“Mjerimi ka emër! Për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës! O kolegë, kthjelluni pak, se KPK-ja nuk është institucion privat, pronë individuale apo plaçkë e grupeve të interesit! Mjaftë!”, shkruan Elezaj.

Ndryshe, anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e kanë kundërshtuar vendimin e këtij institucioni për shkarkimin e Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kelmendi dhe disa anëtarë të KPK-së gjatë një konference për media argumentuan se në mbledhjen e 20 nëntorit nuk kishte kuorum.
Shkarkimi është raportuar të jetë bërë me pesë vota për.

Gjatë konferencës për media, anëtari i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, që kundërshtoi vendimin, tha se shkarkimi i Kelmendit është bërë në mënyrë të kundërligjshme pasi në takim nuk kishte kuorum, duke theksuar se kërkohen të jenë mbi gjysma e përbërjes së KPK-së, apo gjashtë anëtarë./Arbresh.info/

LEXO EDHE 

Prokuroria Speciale mohon pretendimet për ndërhyrje në proceset e KPK-së