Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Bedri Hamza, tha se kjo parti nuk ka vija të kuqe më asnjë nga partitë tjera.
Këtë e bëri të ditur Hamza pas takimit që kishte me presidenten Vjosa Osmani dhe krerët e partive të tjera politike, ku edhe u vendos të shpërndahet Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas dështimit dy herë radhazi të formimit të qeverisë, raporton Arbresh.info.

“PDK dhe unë si kryetar i saj nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik, kjo nuk do të thotë që nuk jemi më të afërt me partitë që në të kaluarën kanë qenë në opozitë”, tha Hamza.
Ai, tha se data e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve për PDK është data 21 dhjetor.
“Presidentja e Kosovës bazuar në zhvillimet e seancës së djeshme, ku mandatari i dytë nuk arriti t’i sigurojë votat për formimin e qeveris, sot nënshkroi vendimin për shpërndarjen e Kuvendit. Ne kemi kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë data 21 dhjetor, arsye sepse kemi pasur një bllokadë rreth njëvjeçare dhe vendi ka nevojë për institucione. Data tjetër ka qen 28 dhjetor, por ne kemi qen në favor të datë 21 dhjetor”, tha Hamza.
Kreu i PDK-së, tha se është optimist që pas zgjedhjeve do të ketë formim të shpejt të institucioneve./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor, ofendim për qytetarët
Peci kërkon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 28 dhjetor
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...