Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, është anuluar, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
Anulimi është bërë pasi trupi gjykues ka urdhëruar ekzaminimin psikiatrik të të pandehurit Shabani, me kërkesë të mbrojtjes së tij, dhe ky ekzaminim nuk mund të përfundohet brenda një kohe të shkurtër.
Sipas njoftimit të Gjykatës, palët do të informohen paraprakisht përmes ftesave për caktimin e datës së re të seancës.
“Prishtinë, 19 Nëntor 2025 – Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.13/2025, ndaj të akuzuarve B.SH. dhe M.Q., për shkak të veprës penale Spiunazhi, e caktuar për datë 20.11.2025 sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është anuluar, pasi trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit B.SH., sipas propozimit të mbrojtjes së të pandehurit B.SH. Anulimi është bërë nga trupi gjykues dhe bazohet në faktin se është urdhëruar ekzaminimi psikitatrik i të pandehurit B.SH, i cili ekzaminim nuk mund të përfundohet në kohë të shkurtër. Gjykata njofton se lidhur me caktimin e datës së radhës në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht, përmes ftesave të gjykatës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën