Java e parë e majit pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Robert Lewandowski. Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, agjenti i sulmuesit polak do të rikthehet në Barcelonë për të negociuar me drejtuesit e klubit për kushtet e kontratës së re.
Lewandowski tashmë është i informuar se klubi katalanas i ka ofruar zgjatjen e kontratës edhe për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2027.
Nga ana e lojtarit nuk ka pasur refuzim, por negociatat do të fokusohen kryesisht te aspekti ekonomik.
Agjenti i tij, Pini Zahavi, pritet të kërkojë një ofertë më të lartë se ajo fillestare, megjithëse paga e re do të jetë dukshëm më e ulët krahasuar me atë që sulmuesi përfiton aktualisht, në sezonin e katërt të tij te Barça që nga transferimi në vitin 2022.
Pavarësisht interesimit të madh nga klube të ndryshme, Lewandowski vazhdon ta ketë prioritet qëndrimin në “Camp Nou”. Gjithçka do të varet nga zhvillimi i negociatave gjatë asaj jave vendimtare: nëse arrihet marrëveshja, legjenda polake mund të kompletojë një cikël pesëvjeçar te katalanasit; në të kundërt, do të shqyrtojë ofertat që ka në tavolinë.
Interes për shërbimet e tij nuk mungon. Në SHBA, Chicago Fire FC e kërkon me ngulm, ndërsa ofertat nga Arabia Saudite mbeten gjithashtu konkrete.
Nga Evropa, interesimi më serioz vjen nga Juventusi dhe Milan në Serie A. Madje, sipas La Gazzetta dello Sport, Zahavi pritet të takohet me drejtuesit e Juventusit, ndërsa Milani po monitoron nga afër situatën.
Klubi kuqezi sheh me optimizëm një transferim të tillë, duke pasur parasysh suksesin me lojtarë me eksperiencë si Luka Modrić, i cili edhe në moshën 40-vjeçare ka treguar formë të lartë.
Për Juventusin, një golashënues i kalibrit të Lewandowskit përputhet perfekt me ambiciet e klubit. Në fakt, trajneri Luciano Spalletti e kishte vendosur polakun në listën e dëshirave që në afatin kalimtar të dimrit.
E ardhmja e Lewandowskit mbetet e hapur, por java e parë e majit do të japë sinjalet përfundimtare nëse ai do të vazhdojë aventurën me Barcelonën apo do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë takimin Zelensky-Puti...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së
Besfort Zeneli shkëlqen me gol në fitoren ndaj Club Brugge
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...