Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas barazimit 1:1 ndaj Zvicrës dhe kualifikimit historik të Kosovës në fazën “play-off” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares si heroike dhe ka kritikuar ashpër ato që i cilësoi si “propaganda dhe shpifje” që, sipas tij, përpiqen të errësojnë sukseset e Kosovës në sport.
“Pavarësisht se nuk arritëm fitoren kundër Zvicrës, ne jemi kualifikuar për herë të parë në ‘Play-Off’. Kjo është një arritje historike për Kombëtaren tonë në vetëm 9 vjet nga pranimi në UEFA dhe FIFA”, tha kreu i FFK-së.
Ai ka shprehur keqardhje për fokusin e mediave në fishkëllimat ndaj Granit Xhakës dhe për çështje të tjera jashtë fushe.
“Është për të ardhur keq që nga televizione e portale të caktuara dhe analistë që më së paku kanë të bëjnë me futbollin, suksesi dhe arritja historike e Kosovës u la në hije”, u shpreh ai.
Lidhur me fishkëllimat ndaj Xhakës, ai ka kërkuar falje dhe ka theksuar se ato nuk përfaqësojnë shumicën e tifozëve.
“Ato kanë qenë të panevojshme dhe të paarsyeshme dhe i gjykojmë, sikurse i gjykojmë edhe deklaratat e atyre që vjellin vrerë edhe kur Kosova shënon rezultate kulmore”, vazhdoi Ademi.
Ai ka ngritur figurën e Granit Xhakës, duke e quajtur një aset kombëtar dhe ambasador të popullit shqiptar, në një radhë me emra të njohur si Xherdan Shaqiri, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ramë Lahaj.
“Graniti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij. Ai kudo që të jetë është djali i Ragip Xhakës, një familje atdhetare që jeton e vepron në Prishtinë,” tha ai.
Kreu i FFK-së mbylli reagimin e tij me një falënderim për tifozët që përkundër shiut dhe zërave për anulimin e ndeshjes, mbushën stadiumin “Fadil Vokrri” dhe përkrahën ekipin deri në fund.
“Kosova është në play-off! Deshët apo s’deshët, ky është realiteti”, përfundoi ai.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia