Janë përcaktuar zyrtarisht vazot e Kupës së Botës 2026, me shortin që do të hidhet në dhjetor në Uashington DC.
Pas përfundimit të kualifikueseve 42 kombe siguruan biletën e tyre për fazat finale të turneut, me gjashtë vendet e fundit që do të vijë nga raundet e play-off-eve.
Teksa Boteërori po afron, në dhjetor 2025 do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e Kupës së Botës 2026.
Vazo 1: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania, SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja.
Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Korea e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia.
Vazo 3: Norvegjia, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelber, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, si dhe gjashtë vendet e fundit nga play-off-it.
Pra, në rast se Shqipëria dhe Kosova, apo një nga të dyja, do të kalojë raundin e play-off-it dhe do të shkojë në fazat finale të turneut do të jetë pikërisht në vazon 4.
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën