Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për orën 11:00. Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka cilësuar këtë seancë si të paligjshme dhe një përpjekje për të cenuar rendin kushtetues të vendit.
“Seanca e orës 11 është një seancë me përbajtje antiligjore, antikushtetuese dhe me përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Behrami.
Ai theksoi se qendrimi i partisë është i qartë dhe se seanca është një tentativë për të kontrolluar institucionet:
“Tash një vit Albin Kurti i cili i ka okupuar institucionet e Kosovës, ka okupuar zyrën e Kryeministrit, ka okupuar të gjitha institucionet me të cilat operon me ushtrues të detyrës, po mundohet dhe po bën gjithçka që të përmbys rendin kushtetues. Në këtë vit ai është ridhëshmu si një njeri që bën hile, një hileqar që nuk respekton rregulla, nuk respekton ligje, nuk respekton norma, nuk respekton kushtetutën dhe nuk respekton madje as besën”.
Behrami konkludoi se PDK nuk do të marrë pjesë në seancë: “Kështu që qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë, ne nuk do të jemi të pranishëm në këtë seancë e cila ka përmbajtje antikushtetuese”.
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...