Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me rastin e vizitës së Delegacionit Japonez të Biznesit.
Në fjalën e tij, Kurti shprehu mirëseardhjen delegacionit në vendin tonë, gjersa theksoi se prezenca e tyre në Kosovë është një mesazh i fuqishëm i interesit për mundësi të reja bashkëpunimi mes nesh, transmeton Arbresh.info.
“Kosova dhe Japonia ndajnë një marrëdhënie të ndërtuar mbi respektin, mbështetjen dhe vlerat e përbashkëta të ndërsjella. Japonia ka qenë një partnere e palëkundur për Kosovën – duke mbështetur zhvillimin tonë, forcuar institucionet tona dhe kontribuar në mirëqenien e qytetarëve tanë. Për këtë, ne mbetemi thellësisht mirënjohës”, tha kryeministri.

Ai shtoi se sot ekonomia e Kosovës vijon të rritet dhe modernizohet, ndërsa po krijojmë hapësira të reja për investime, inovacion dhe bashkëpunime.
“Ditët në vijim, takimet tuaja me institucionet dhe kompanitë e Kosovës do të hapin dyer për mundësi të reja – qoftë në teknologji, prodhim, energji të ripërtërishme, bujqësi, apo sektorët që po zgjerohen me shpejtësi të industrive digjitale dhe krijuese”, u shpreh kryeministri.
Theksoi edhe se në përfundim të diskutimeve të fundit midis institucioneve tona, si Kosova ashtu edhe Japonia kanë gatishmëri të qartë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të filluar aktivitete të përbashkëta ekonomike. Ky angazhim për të sjellë investime japoneze në Kosovë dhe për të thelluar lidhjet ekonomike midis vendeve tona është në qendër të partneritetit tonë./Arbresh.info

LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...