Abdixhiku: Le të fitojmë në Playoff, për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur

23:10 | 15 Nëntor 2025
Q L

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika e Kosovës po shkëlqen, derisa ka uruar Kombëtaren për fitoren në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar Dardanët duke u thënë kjo është një arritje historike që i bënë të gjithëve krenar.

“Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur. Për rrugëtimin e një shteti që s’ka me u ndalë kurrë”.

“Për fanellën. Për flamurin. Për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka uruar edhe Shqipërinë për fitoren ndaj Andorrës që pati të enjten.

Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme