Të gjithë ngasësit, nga nesër e deri më 15 mars, duhet t’i kenë pajisjet dimërore. Qytetarët thonë se kujdesen që këtë ta bëjnë gjithmonë me kohë.
Nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe mjetet përcjellëse që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet të jenë të pajisura me pajisjet dimërore.
Qytetarët thonë se çdo vit sigurohen t’i ndërrojnë gomat në kohë.
“Çdo vit i ndërroj gomat e veturës. Është e rëndësishme të bëhet ndërrimi i gomave, sepse para së gjithash është siguria e njeriut dhe e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, thotë qytetari.
“Kur i ke gomat e reja, je më i sigurt në komunikacion, sidomos në rrugët tona ashtu siç janë. Çdoherë e bëj ndërrimin e gomave me kohë”, tha një qytetar tjetër.
“Secili e ka përgjegjësinë dhe obligimin e vet. Gomat duhet të ndërrohen në mënyrë që të mos rrezikohet askush”, u shpreh një qytetar tjetër.
Ata u bëjnë apel edhe të tjerëve që këtë ta bëjnë me kohë, pasi ndikon drejtpërdrejt në sigurinë rrugore.
“Edhe të tjerëve u bëj thirrje t’i ndërrojnë gomat me kohë, ashtu siç është e paraparë me ligj, në mënyrë që të jemi të sigurt në komunikacion.”
Për vozitësit që nuk i kanë pajisjet dimërore brenda kësaj periudhe, parashihen edhe gjoba./rtk
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...