Kombëtarja e Kosovës luan nesër një prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, ku po përballet me Slloveninë në Ljubljanë.
Para ndeshjes, selektori Franco Foda është duke mbajtur konferencën e fundit për media, shkruan Arbresh.info.
Së bashku me Fodan, para mediave është paraqitur edhe futbollisti Vedat Muriqin.
Foda ndër tjera foli edhe për Edon Zhegrovën.
“Do të shohim nesër si do të rrjedhë loja. Edoni ka pasur pak më shumë minuta, por duhet të shohim nevojat e skuadrës dhe, në bazë të këtyre nevojave, do të vlerësojmë mundësinë e tij për të luajtur.”
Tutje ai foli edhe për repartin e mbrojtjes.
“Kane pasur paraqitje të mira me klub dhe me kombëtare. Për mua është me rëndësi që të gjithë janë në formë të mirë, por duhet të zgjedhim vetëm 11 në fushë.”
Ndeshja Slloveni – Kosovë nis nesër me fillim nga ora 20:45.

MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...