Bashkimi pret në “Sezai Surroi” GO+Pejën në sfidën që vë përballë dy skuadrat e pamposhtura në elitën e basketbollit kosovar.
Të dy ekipet kanë arritur nga 5 fitore në 5 ndeshjet e para të kampionatit.
Bashkimi në ndeshjen e fundit arriti të fitonte 64-74 në udhëtim te Golden Eagle Ylli, ndërsa GO+ Peja triumfoi në kryeqytet 90-95 ndaj Sigal Prishtinës.
Bashkimi në mesjavë ishte i angazhuar edhe në arenën evropiane, përballë skuadrës italiane Reggiana të cilën e mposhti 77-76, duke arritur fitoren e dytë nga pesë ndeshje në FIBA Europe Cup, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjen Bashkimi – GO+ Peja mund ta ndiqni në platformën Artmotion në kanalin Sport 2 me fillim nga ora 19:00.
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...
Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërpre...
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...