Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për moskrijimin e institucioneve të vendit, duke thënë se dështimi më i madh i tyre është mungesa e aftësisë për të implementuar besimin e 48 votave.
Limaj ka theksuar se, sikur të kishte pasur 48 vota, edhe në Shkup do të kishte mundur ta formonte qeverinë, duke trajtuar drejtuesit politik dhe minoritetet si partnerë dhe jo si numra.
“Numri është përgjegjësi. Fitorja është vetëm një orë, atë natë, dhe të nesërmen duhet të fillosh punën. Dështimi më i madh është i atij që nuk ka mundur të krijojë institucione, edhe pse ka pasur besimin e 48 votave. Me 48 vota, unë në Shkup e kisha bërë qeverinë, sepse do t’i kisha trajtuar drejtuesit politik dhe minoritetet si partnerë, jo si numra. Do t’u kisha thënë populli i Kosovës më dha votën për të qenë kryeministër dhe kam obligim ta implementoj vullnetin e tyre”, është shprehur Limaj në Tëvë1.
Ai ka përfunduar duke vënë në dukje se shumica e kryeministrave janë bërë me më pak vota, duke e krahasuar këtë me dështimin e LVV-së për të formuar institucione.
“Këtu, me 20 vota e me 30, janë bërë kryeministra”, ka thënë ai.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...