Bashkimi ka arritur të sigurojë në radhët e veta shërbimet e basketbollistit të Sigal Prishtinës, Muhamedali Janjeva
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Janjeva i cili ishte pjesë e Sigal Prishtinës dy sezonet e fundit, ka vendosur të largohet nga klubi duke mos dhënë shumë detaje.
Përpara se ky lajm të zyrtarizohej, Janjeva ka dal me një njoftim në Facebook, duke njoftuar largimin nga Prishtina.
Në mesazhin e tij drejtuar tifozëve, bashkëlojtarëve dhe miqve të klubit, Janjeva shkroi se ndarja nuk ka ardhur si rezultat i një dëshire të tij, por si pjesë e rrugëtimit profesional që e detyron të ndjekë hapa të rinj në karrierë.
“Dua t’ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klubit Sigal Prishtina. Edhe pse kjo ndarje erdhi si rezultat i një procesi që nuk e kam dëshiruar, e respektoj plotësisht rrugëtimin tim profesional dhe jam i detyruar të vazhdoj drejt hapave të rinj në karrierë”, shkroi ai.
Janjeva falënderoi klubin dhe tifozët për mbështetjen gjatë kohës që ishte pjesë e Prishtinës, duke theksuar se qyteti dhe klubi i kanë dhënë shumë në çdo aspekt, si sportist dhe si njeri.
“Me zemër të pastër, ju uroj ekipit suksese dhe shpresoj që një ditë të kem mundësinë t’ua shpaguaj dashurinë dhe mbështetjen tifozëve,” përfundoi ai.
Bashkimi këtë vit po synon të rikthej titullin kampion në Prizren pas shumë vitesh, dhe tashmë ka sigruar një tjetër basketbollist vendor ciëlsor, i cili mund t’i ndihmojë klubit me përvojën e tij në arritjen e këtij qëllimi./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...