Tre pjesëtarë të KFOR-it amerikan janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në fshatin Sllatinë, në rrugën Mitrovicë–Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zyrtari i trafikut rajonal në Mitrovicë të Veriut, Munish Avdiu.
Ai tha se automjeti i KFOR-it është rrokullisur pasi drejtuesi nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.
“Një automjet i KFOR-it nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe është rrokullisur. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lëndimet nuk janë të natyrës serioze. Ka qenë vetaksident”, tha Avdiu.
Sipas tij, Policia e Kosovës dhe njësitë ushtarake të KFOR-it kanë përfunduar vendshikimin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
LEXO EDHE:
Aksidentohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë