Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon formën e tij të shkëlqyer në La Liga.
Të dielën që lamë pas, ai shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Mallorca-s ndaj Getafe-s, një fitore shumë e rëndësishme që e çliron ekipin nga presioni, pak para ndalesës për ndeshjet e përfaqësueseve.
Me këtë gol, Muriqi ka arritur në 40 gola të shënuar në La Liga, ndërsa këtë sezon ka realizuar gjashtë gola në dymbëdhjetë ndeshje.
Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar u shpreh i lumtur për rezultatin dhe për mënyrën si reagoi skuadra.
“Para pushimit, kjo fitore na jep një ndjesi të mrekullueshme. Ky ishte objektivi sot. Jemi të emocionuar dhe do të na japë shumë qetësi mendore për të korrigjuar gabimet tona,” – tha Muriqi për mediet spanjolle.
Ai theksoi rëndësinë e marrjes së epërsisë që në minutat e para.
“Ishte e rëndësishme të shënonim të parët, dhe sot e bëmë këtë. Pastaj ishim të fortë në duele dhe në mbrojtje. Rikthyem frymën e ekipit që na kishte munguar”, shtoi ai.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi pas një pasimi të saktë nga Mojica, ndërsa “Pirati” e forcoi më tej pozitën e tij si golashënuesi më i mirë i Mallorca-s.
Në fund, Muriqi u shpreh se nuk ka ndërmend të ndalet.
“Ndihem shumë mirë. Si sulmues, ajo që më mban në këmbë janë golat. Të shënoj gjashtë gola në dymbëdhjetë ndeshje është fantastike. Shpresoj të mos ndalem këtu”, përfundoi Muriqi./rtk
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media