Tenisti më i mirë në botë, italiani Jannik Sinner, nuk do të marrë bonusin e dhënë nga ATP, për shkak të dështimit të tij në një test dopingu në janar të këtij viti.
Ju kujtojmë se në Torino ka filluar finalja e Masters, ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë, dhe të gjithë pjesëmarrësit do të ndajnë një bonus prej deri në 18 milionë eurosh.
Arsyeja për këtë është fakti se ai pati një pezullim tremujor në fillim të vitit për shkak se nuk e kaloi një test dopingu, gjë që bëri që të humbiste disa turne të rëndësishëm. ATP kërkon që ai të luajë në të gjitha turnetë e detyrueshëm Masters 1000 si një nga kushtet për dhënien e bonuseve, dhe Sinner mungoi në Indian Wells, Miami dhe Madrid.
Për shkak të këtij fakti, ai nuk do të marrë dy milionë eurot që do t’i takojnë.
Ju kujtojmë se Sinner u pezullua pasi fitoi Australian Open kundër Zverev në finalen e janarit. Në prag të shortit për turneun në Doha, u njoftua lajmi për pezullimin pas dy testeve pozitive të dopingut në mars të vitit të kaluar.
Edhe pse ai pretendoi se nuk ishte fajtor, ai përfundimisht arriti një marrëveshje me agjencinë antidoping dhe pranoi një pezullim tremujor. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...