Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Down Sindrome Kosova”, Sebahate Hajdini-Beqiri, ka thënë se personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet të votojnë.
Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se Gencit, i cili është me sindromin down, i është mohuar e drejta e votimit.
“Sot, Genci ju mohua e drejta e votimit, megjithëse Genci ka votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2024 dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi.
Ajo ka shkruar se sot, në ora 11:40 në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” ku Genci ka votuar në tetor, udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë, i hartuar në nëntor 2025, ia ndaloi atij këtë të drejtë.
“‘Profesionist’ të KQZ-së, a jeni të vetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi… Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë”, ka shkruar ajo.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...