Ish-trajneri i Prishtinës së Re, Elon Berisha tashmë edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e FC Malishevës.
Lajmi është bërë i ditur disa minuta më parë nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Berisha ka udhëhequr Prishtinën e Re drejt inkuadrimit në Superligë, si dhe e ka drejtuar në pesë xhirot e para, mirëpo u largua nga ky klub me marrëveshje të dyanshme.
POSTIMI I PLOTË I MALISHEVËS:
Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë.
Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para.
Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë.
Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik.
Mirë se vjen në familjen tonë, Elon!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...