Neda Balluku ka folur për herë në në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.
Në një intervistë mes shumë emocionesh në “Goca dhe Gra” në Top Channel, e rezervuar për detajet, ajo pranoi zhvillimin.
“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën”, u shpreh ajo.
Madje ajo ndër të tjera ka pohuar se ka kohë që kur raporti i tyre nuk ishte i shëndetshëm.
“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët”, tha tutje Neda.
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...