KG i FFK-së e cilëson si të pabazë ankesën e Prishtinës së Re pas ndeshjes me Drenicën

16:54 | 4 Nëntor 2025
D.H

Prishtina e Re dhe Drenica luajtën baras në fundjavë me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së 12-të.

Pas takimit skuadra kryeqytetase është ankuar se futbollisti i Drenicës, Altin Vojvoda është inkuadruar në lojë pa qenë e regjistruar, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo sot Komisioni Garave të FFK-së e cilëson si të pabazë ankesën e Prishtinës së Re për ndeshjen ndaj Drenicës – Altin Vojvoda ishte i regjistruar në protokollin e ndeshjes.

“Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 12-të të Albi Mall Superliga, ka shqyrtuar ankesën e parashtruar nga klubi i futbollit ”Prishtina e Re”, me pretendimet se në ndeshjen e zhvilluar me datën 02.11.2025, klubi Drenica ka aktivizuar në mënyrë të parregullt lojtarin Altin Vojvoda duke theksuar se i njëjti nuk ka figuruar në protokollin zyrtar të ndeshjes në sistemin My FFK.

Komisioni i Garave, pasi ka shqyrtuar të dhënat zyrtare nga sistemi MyFFK, ka konstatuar se:

Lojtari Altin Vojvoda, me ID: 5002365, figuron i regjistruar për klubin FC Drenica, për edicionin garues 2025/2026 në sistemin zyrtar të FFK-së- My FFK;

Nga verifikimi i protokollit zyrtar të ndeshjes në sistemin My FFK, rezulton se lojtari Altin Vojvoda është i evidentuar në listën zyrtare të lojtarëve të FC Drenica për atë ndeshje, me numër të fanellës 11.

Pra, në bazë të këtyre të dhënave zyrtare pretendimi i klubit ankues nuk gjen mbështetje faktike”./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme