Mbahet sot në Bruksel samiti për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke bërë bashkë udhëheqësit e unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Punimet e samitit pritet të nisin në orën 14:00 dhe të përfundojnë në 17:00.
Gjatë samitit, udhëheqësit e vendeve kandidate do të përshkruajnë progresin dhe sfidat e tyre në rrugën drejt integrimit në BE.
Vendet do të përfaqësohen në nivelin e krerëve të shteteve ose qeverive, ndërsa pjesëmarrja e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, është konfirmuar zyrtarisht.
Samiti do të mbledhë së bashku presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, homologët e tij nga Moldavia dhe Serbia, Maia Sandu dhe Aleksandar Vuçiç, Kryeministri Edi Rama dhe dy homologët e tij nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, Milojko Spajiç dhe Hristijan Mickoski.
Samiti do të shqyrtojë përfitimet e zgjerimit të BE-së, aksesin në tregje të reja për miliona konsumatorë, zgjerimin global të ndikimit politik të BE-së dhe forcimin e demokracisë dhe vlerave evropiane në të gjithë kontinentin.
Koha e samitit përkon me prezantimin nga Komisioni Evropian të raportit të këtij viti mbi progresin e vendeve kandidate, përfshirë Ukrainën.
Gjatë kësaj të marte (4 nëntor) BE pritet gjithashtu të miratojë këstin e pestë të financimit për Ukrainën në kuadër të Instrumentit për Ukrainën./rtsh
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë