KF Llapi ka njoftuar se kapiteni i skuadrës, Axel Gnapi, është në gjendje të mirë shëndetësore pas momentit dramatik në ndeshjen e djeshme ndaj Dritës në Gjilan, ku lojtari humbi ndjenjat gjatë lojës.
Sipas komunikatës së klubit, pas incidentit, stafi teknik dhe ai mjekësor kishin rekomanduar zëvendësimin e tij, por Gnapi kishte vendosur të vazhdonte ndeshjen deri në fund për ta ndihmuar ekipin.
Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai ka shfaqur komplikime shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.
Pas kontrolleve dhe incizimeve të detajuara, mjekët kanë konstatuar se lojtari ka pësuar vetëm një tronditje të lehtë, pa asnjë dëmtim në tru dhe është jashtë çdo rreziku.
Pas daljes nga spitali, Gnapi ka dërguar edhe një mesazh falënderues për shokët e skuadrës dhe tifozët: “Hej shokë, tash jam mirë. Kam nevojë të pushoj pak, por shpresoj t’ju shoh sa më shpejt. Kujdesuni për veten dhe faleminderit për mesazhet”.
KF Llapi ka përmbyllur njoftimin duke i uruar kapitenit Axel Gnapi shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të afërt në fushë për të vazhduar të udhëheqë skuadrën drejt sukseseve të reja.
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...