Enrique flet për përballjen me Bayernin, tregon edhe nëse do të luaj Dembele

16:06 | 3 Nëntor 2025
D.H

Paris Saint-Germain luan nesër ndeshjen derbi me Bayern Munich në kuadër të xhiros së katërt në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Një ditë para ndeshjes trajneri, Luis Enrique ka folur për media, sa i përket ndeshjes, shkruan Arbresh.info.

Bayerni ka një seri të jashtëzakonshme fitore këtë edicion, nuk njohin rezultat tjetër përvec triumfit në 15 ndeshje.

Enrique thotë se skuadra e tij duhet të jetë konkurrues ndaj çdo kundërshtari.

“Nuk është koha për të vlerësuar ekipin tonë. Duhet të kemi besim. Fitorja nesër është e rëndësishme, jo vetëm për tre pikët, as sepse jemi në grupin më të vështirë. Është e rëndësishme sepse duhet të jemi konkurrues ndaj çdo kundërshtari dhe në stadiumin tonë duhet të përfitojmë nga atmosfera për të fituar”, deklaroi trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Është e rëndësishme që të grumbullojmë pikë sa më shpejt. E kemi bërë këtë në tre ndeshjet e para dhe do të përpiqemi ta bëjmë edhe në këtë”, tha trajneri.

Luis Enrique konfirmoi se sulmuesi Ousmane Dembélé, i cili po rikuperohet nga një dëmtim, do të luajë disa minuta, megjithëse shtoi se do të presin deri nesër për të vendosur sa.

“Nuk ka asnjë rrezik, është në gjendje të mirë, ka marrë pjesë në të gjitha stërvitjet gjatë dy javëve të fundit dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit. Po përmirëson formën e tij fizike”, shtoi tutje ai në lidhje me fituesin e fundit të Topit të Artë.

Takimi mes PSG e Bayern luhet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme