Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pohuar se i kanë pranuar dy pacientë me lëndime nga arma e ftohtë.
Në një njoftim spitali ka pohuar se pacientët e pranuar në Spitalin e Pejës janë nga rrahja që ndodhi në një lokal në qytetin e Istogut.
“Njëri është trajtuar me lëndime të lehta, ndërsa tjetri është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
“Ekipet mjekësore janë në kujdes të plotë për të dy rastet”, thuhet në njoftim.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka pohuar se rreth orës 18:25 policia është njoftuar për një rrahje.
“Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë ekipet kompetente të Policisë së Kosovës për të kuptuar shkaqet e rrahjes dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dy persona të lënduar nga therja me thikë në Istog, policia jep detaje
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...