Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka mbajtur tubim në Hajvali.
Në fjalën e tij, ai u ka bërë thirrje banorëve të Hajvalisë që më 9 nëntor ta votojnë ndryshimin.
Ai shtoi se buxheti nuk është për të lshyer borxhe por për të investuar në shkolla e çerdhe.
“Buxheti është mjeti më i fuqishëm për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.”, u shpreh ai.
“Edhe Hajvalia është Prishtinë, edhe Hajvalia është pjesë e Prishtinës dhe si e tillë duhet të trajtohet”, tha mes të tjerash Çeku.
“Ata mund të bëhen bashkë, ata sërish po bëhen bashkë sepse ata kanë qenë gjithmonë bashkë kur ka qenë në pyetje interesi i ngushtë i tyre kundrejt interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Bashkimi i tyre nuk është lajm, nuk është diqka e re, është vazhdimësi e politikës së tyre për ta zhvatur buxhetin, për të keqpërdorur asetet tona dhe pasurinë tonë publik, por ka një bashkim që është më i madh se bashkimi i tyre- bashkimi znë dhe i gjithë qytetarëve që duan ndryshim dhe ndryshimi do të vijë më 9 nëntor me numrin 105 me Lëvizjën Vetëvendosje edhe në nivel lokal edhe në qeveri.”, u shpreh ai.
Tutje Çeku iu drejtua kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke thënë se me qeverisjen e tij, Prishtina do ta ketë mbështetjen e merituar.
“Në qeverinë e re të udhëhequr nga ju dhe Vetëvendosja, Prishtina do ta ketë mbështetjen e merituar por të siguroj që iniciativat fillojnë nga këtu”, shtoi Çeku.
“Në fletëvotim janë dy opsione, vazhdimësi e kësaj qeverisjeje degraduese, e kësaj qeverisjeje e cila i shërben interesave të ngushta dhe opsioni i dytë, opsioni i ndryshimit, i Vetëvendosjes, i mirëqenies për të gjithë qytetarët.”, tha ai./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...