Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar vendpunishten e Urës së Këmbësorëve, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara gjatë punimeve.
Tahiri shprehu keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, duke theksuar rëndësinë e një hetimi të shpejtë dhe të thelluar për të kuptuar shkaqet e incidentit dhe për të siguruar që punimet të vazhdojnë pa pengesa.
“Kjo është kohë kur të gjithë ne, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi. Njëkohësisht, duhet të hetohet me seriozitet se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që punimet të vazhdojnë dhe ura të përfundojë me dinjitet. Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim. Mitrovica ka nevojë për unitet dhe përkushtim, që çdo projekt i nisur të përfundojë me sukses dhe në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...