Lukoviq: Kosova e pavarur është realitet i patjetërsueshëm

21:56 | 3 Shkurt 2016
M. A.

Petar Lukoviq, gazetar i njohur serb, duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të ardhmen e të dy popujve, strukturave që po e pengojnë afrimin e dy popujve dhe gabimet historike në raportet reciproke, ka thënë se për të pavarësia e Kosovës është realitet i patjetërsueshëm dhe se i gëzohet faktit që më nuk është temë bosht në zgjedhjet në Serbi.

“Unë e mbështes Kosovën dhe pavarësinë e saj. Serbia duhet të mësohet se ekziston shteti fqinj Kosova. u mund të thoni që Kosova është Serbi, por kjo nuk ka kurrfarë vlere. Kanë kaluar tetë vjet dhe njerëzit janë mësuar – e rëndësishme është që Kosova nuk është temë ne zgjedhje nga një hulumtim ka dalë që është e 13-ta, më herët ka qenë shumë”, tha gazetari serb në emisionin Zona B të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se ka nacionalistë që e pengojnë rrugën e përbashkët të dy vendeve, por që ata nuk janë shumicë, ndërsa ka theksuar se serbët duhet t’i pranojnë krimet e bëra nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Ka një përqindje që janë nacionalistë, por këta nuk janë shumicë. Unë vij tash e sa vite në Kosovë, por kam qenë edhe në Shqipëri dhe kurrë nuk më ka ndodhur diçka e keqe”, tha ai.

“Unë i mbështes njerëzit e mirë, nuk kam shkuar mbi maksimën që ‘serbi duhet ta mbështetë serbin gjithsesi’ – këtë s’e kam bërë kurrë”.

“Duhet të pranohen krimet në Bosnje, duhet të pranohet krimet edhe në Kroaci”.

“Kemi gazetat djathtiste dhe media tjera që kanë qëndrime të ashpra ndaj Kosovës, qëndrime të kqija unë si ndaj këto qëndrime. Normalisht unë dua ta shoh Serbinë e suksesshme, por nuk më pengon përparimi i Kosovës”, tha Lukoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale