Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar për takim krerët e partive politike nesër në ora 12:00 për çështjen e mandatarit të ri.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar krerët e partive opozitare, shkruan Arbresh.info.
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar për Arbresh.info se kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në takim.
Kështu tha zëdhënësi i kësaj partie Faton Avdullahu.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë konfirmuar për Arbresh.info se Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku do të merr pjesë në këtë takim.
“Po merr pjesë”, tha shkurt për Arbresh.info zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.
Gjithashtu pjesë e tij do të jetë edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Po, Kryetari Haradinaj merr pjesë në takim”, tha zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili për Reporteri.net.
Në takimin e së premtes do të marrë pjesë edhe Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Përgjegjësia për mandatarin ka kaluar sërish tek Presidentja, pas dështimit për votimin e Qeverisë së re në seancën e së dielës.
Pro Qeverisë me mandatar për kryeministër, Albin Kurtin, ishin veç 56 vota për nga 61 sa nevojiten.
Osmani kishte paralajmëruar se do t’i ftonte të gjitha partitë politike për të parë nëse dikush nga subjektet politike mund të krijojë shumicën parlamentare.
Edhe mandatari i ardhshëm t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar./Arbresh.info
Pensionohet koloneli i FSK-së Sefer Shyti, Maqedonci e dekor...
E trishtë/ Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
FSK realizon Forumin e Nënoficerëve
Alba largohet përkohësisht nga Big Brother VIP Kosova, ndodh...
Balla: Sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqip...
Rama pas vizitës te Thaçi: Komandantin e gjeta të buzëqeshur...