Gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se aty ëhstë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja. Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, thotë qeveria, në këtë takim është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian”, njoftoi Qeveria e Kosovës./Arbresh.info
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...