Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka startuar në mënyrën më të mirë kualifikimet për Kupën e Botës 2027, duke arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Britanisë së Madhe.
Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Derby, “Dardanët” triumfuan me rezultat 32:26, duke bërë një hap të madh drejt fazës së dytë kualifikuese.
Kjo ishte gjithashtu fitorja e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, suedezit Jesper Ostlund, i cili mori drejtimin e Kosovës në fillim të muajit shtator. Ostlund është trajneri i parë i huaj në historinë e Kombëtares së Kosovës në hendboll.
Kosova e nisi ndeshjen me golin e Leonard Gegajt, por vendasit reaguan shpejt, duke krijuar një seri 5:1. Megjithatë, pas 15 minutash lojë, rezultati u barazua në 5:5, dhe që nga ai moment, Kosova mori kontrollin e plotë të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi 15:11 për “Dardanët”, të cilët edhe në fraksionin e dytë ruajtën ritmin dhe administruan avantazhin, duke triumfuar në fund me gjashtë gola dallim (32:26).
Leonard Gegaj ishte lojtari më i mirë i Kosovës me 9 gola, ndërsa Olsi Mulaj dhe Drenit Tahirukaj shtuan nga 5 gola secili.
Drilon Tahirukaj dhe Lulzim Shabani realizuan nga 4 gola, ndërsa Muhamet Durmishi shënoi 2, e Ardit Tafilaj dhe Lionel Mirdita nga 1 gol. Te Britania e Madhe, më i dalluari ishte Francisco Pereira me 5 gola.
Pas shumë përpjekjesh të dështuara për të arritur në ngjarje të mëdha ndërkombëtare, Kosova duket se është në rrugën e duhur me Ostlund në stol.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Prishtinë, ku një fitore tjetër do t’i siguronte Kosovës kalimin në fazën e dytë kualifikuese.
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave