Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për Barcelonën. Pas humbjes 2-1 në fundjavë nga Real Madridi, katalanasit kanë njoftuar se futbollisti kryesor i tyre, Pedri është lënduar.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, thuhet se ai vuan nga një këputje e bicepsit femoral distal në këmbën e majtë, shkruan Arbresh.info.
Pedri i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar të ekipit “blaugrana”.
❗𝗜𝗡𝗝𝗨𝗥𝗬 𝗡𝗘𝗪𝗦
First team player Pedri has suffered a tear in the distal biceps femoris muscle in his left thigh.
The player’s recovery will dictate his return to action. pic.twitter.com/36sw9sJL8z— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 29, 2025
Ai është futbollisti i vetëm që ka luajtur në të 13 këtë sezon, dhe sipas Marcas mesfushori spanjoll do të mungojë deri në fund të muajit nëntor.
Falë pushimit ndërkombëtar, Pedri do t’i humb vetëm tri sfida, ato me Elchen dhe Celta Vigon në La Liga, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Club Brugge.
Mirëpo do të jetë gati për sfidën e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat me 25 nëntor./Arbresh.info
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën