Ditën e sotme janë zhvilluar edhe tri ndeshjet e fundit të javës së 11-të në elitën e futbollit kosovar, ku theks të veçantë pati derbi rajonal mes Llapit dhe Prishtinës.
Këtë takim të zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ e fitoi Llapi me rezultat 2-1, duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve, pas nisjes së dobët të kampionatit, shkruan Arbesh.info.
Fitore të madhe ka shënuar edhe Drenica, madje me rikthim ndaj kampionit në fuqi Dritës. Drenicakët fituan 3-1.
Kurse triumf shënoi edhe Ferizaj që mposhti Prishtinën e Re, me rezultat 3-0.
Në sfidat e djeshme, Ballkani realizoi fitore të thellë me rezultat 0-5 në udhëtim tek Malisheva. Kurse Dukagjini mposhti 2-0 Gjilanin.

Pas 11 javëve vazhdon të prijë Prishtina me 25 pikë, por tashmë Ballkani iu është afruar ku ka 22 sosh. I treti në renditje është Dukagjini me 17, aq sa ka edhe Drita e katërta.
Llapi po shënon ngritje në tabelë ku tashmë është i pesti me 16 pikë, dy më pak ka Drenica që është e gjashta, derisa vendin e shtatë e ka Malisheva me 13 sosh aq sa ka edhe Ferizaji i teti.
Në pozitën e nëntë ndodhet Gjilani me 11 pikë, kurse pozitën e fundit e zotëron Prishtina e Re me shtatë pikë të grumbulluara.

Xhiron e radhës takohen Drita – Llapi, Ballkani – Ferizaj, Dukagjini – Malisheva, Prishtina e Re – Drenica dhe Prishtina – Gjilani./Arbresh.info
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...